Qendra Komunitare e
Shëndetit Mendor Lezhë (QKSHM)
Përgjegjëse : Dajana Frroku
Rezervo Online për konsultë me psikiatrin / psikologun / punonjësin social
Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor (QKSHM) Lezhë u hap për herë të parë në fillim të muajit tetor 2025 dhe operon nën kujdesin dhe strukturën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.
QKSHM Lezhë ofron shërbime të specializuara të shëndetit mendor, duke garantuar ndërhyrje multidisiplinare dhe multidimensionale në nivel komunitar.
Misioni
• Të përmirësojë shëndetin mendor si pjesë të stilit të jetesëspërmes shërbimeve cilësore dhe aktiviteteve të vazhdueshme.
Vizioni
• Qendra synon të konsolidohet si institucion kryesor imirëqenies mendore në komunitet dhe një pikë referimi afatgjatëpranë Bashkisë Lezhë.
Organograma e Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor
Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor ofron shërbime profesionale të mbështetura nga një ekip multidisiplinar, ipërkushtuar ndaj kujdesit cilësor dhe gjithëpërfshirës. Nëpërbërje të stafit janë:
- 1 Mjek psikiatër për adult
- 1 Mjek psikiatër infantil
- 1 Psikolog klinik
- 1 Punonjës social
- 2 Infermierë
Ky ekip bashkëpunon ngushtë për të garantuar vlerësim, trajtimdhe mbështetje të integruar për individët dhe familjet që idrejtohen qendrës.
Shërbimet klinike të QKSHM:
- Identifikim i rastit dhe diktimi i hershëm i sëmundjes.
- Vlerësim shëndetësor dhe socio - ekonomik i pacientit.
- Vlerësim fillestar multidisiplinar dhe hartimi i planit tëtrajtimit.
- Diagnostikim i crregullimeve mendore dhe problemeveshëndetësore shoqëruese.
- Vlerësime psikiatrike, ndjekje trajtimi dhe mjekim me barna.
Pyetje rreth qendrës
- Fëmijë dhe të rritur me sfida të sjelljes, zhvillimit dhe me vështirësi emocionale.
- Individë me crregullime të shëndetit mendor që kërkojnëtrajtim të vazhduar, të tilla si:
- Crregullimet e ankthit, Crregullimet e neurozhvillimit, Skizofrenia, Crregullimet afektive.
- Familje që kërkojnë mbështetje psikosociale ose këshillim.
- Individë vulnerabël me sfida sociale, ekonomike ose trauma.
- Komuniteti përmes aktiviteteve edukative dhe fushatavesensibilizuese.
- Shërbimet janë të aksesueshme, konfidenciale dhe të fokusuaranë nevojat e çdo individi.
Sistemi i referimit është procesi përmes të cilit individët drejtohen drejt Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor (QKSHM) për të marrë vlerësim, këshillim dhe mbështetje profesionale.
QKSHM-ja funksionon në bazë të një sistemi formal referimi, i cili përfshin burimet e mëposhtme:
Shërbimet shëndetësore, ku përfshihen: mjeku i familjes, spitalet dhe mjekët specialistë
Komuniteti, ku përfshihen: familjarët dhe vetë individi
Institucionet arsimore, ku përfshihen: shkollat dhe stafet psikosociale
Burime të tjera, ku përfshihen: qendrat sociale dhe institucionet lokale
• Ndikon drejtpërdrejt në stilin e jetesës.
• Përmirëson funksionimin personal, familjar dhe profesional.
• Redukton barrën sociale dhe ekonomike të sëmundjeve.
• Forcon komunitetin dhe e bën shoqërinë më të shëndetshme.
