
Aris Mema është Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë që prej tetorit 2026. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Ekonomi dhe Master Shkencor në Financë dhe Administrim Publik. Gjithashtu, mban titullin Kontabilist i Miratuar, çertifikuar nga BMP - Bordi i Mbikëqyrjes Publike BMP.
Gjatë karrierës së tij, ka ushtruar funksione të ndryshme në administratën publike dhe qeverisjen vendore, duke shërbyer si anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhë, anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë, sekretar i këshillit të ish-Komunës Shëngjin, si dhe kryetar i Degës së Buxhetit dhe Financës pranë Prokurorisë Lezhë.
Më tej, ka mbajtur detyra drejtuese rajonale pranë ALUIZNI-t, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për Lezhën. Përvoja e tij profesionale përfshin fushat e ekonomisë, financave dhe administratës publike.