Shërbimi Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor
SHEFE SHERBIMI : Ing. Evisa DEDA
Ky shërbim është përgjegjës për monitorimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive, si dhe për mbikëqyrjen e faktorëve mjedisorë që ndikojnë në shëndetin publik. Ai funksionon si një strukturë thelbësore brenda NVKSH-ve në nivel lokal dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të popullatës përmes masave epidemiologjike dhe mjedisore.
- Sektori i Shërbimit të Epidemiologjisë (Inteligjencës Epidemike) dhe Shëndetit Mjedisor është i ndarë sipas dy njesive përbërëse të këtij shërbimi. Shërbimi i Inteligjencës Epidemike ëshë i specializuar në evidentimin në kohë reale të çdo ngjarje jo të zakonshme, ndërhyn për parandalimin, kontrollin apo eliminimin e tyre dhe koordinon e kontrollon zbatimin e ligjshmërisë së fushës në:
a) Institucionet e shërbimit shëndetësor, në të gjitha nivelet publike ose jopublike;
b) Strukturat e shërbimit shëndetësor në varësi të ministrive të tjera;
c) Strukturat e qeverisjes qendrore dhe vendore;
d) Sektorët publikë ose jopublikë dhe veprimtaritë e personave fizikë e juridikë të të gjitha llojeve, ku rrezikohet përhapja e sëmundjeve infektive;
e) Popullatën apo mjedisin, ku rrëzikohet përhapja e sëmundjeve infektive.
- Shërbimi i Epidemiologjisë ka detyrat si më poshtë:
a) Organizon, drejton dhe kontrollon të gjitha detyrat në fushën e inteligjencës epidemike dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në koordinim me ISHP.
b) Zbaton legjislacionin në fushën e sëmundjeve infektive në të gjitha strukturat shëndetësore publike dhe jo publike si dhe të gjitha strukturat që operojnë në vend sipas legjislacionit përkatës të sëmundjeve infektive.
c) Të mbledhë nga çdo qendër shëndetësore të dërgojë çdo javë pranë Drejtorisë Rajonale, Drejtorisë Qendrore të dhënat e survejancës sindromike ALERT dhe çdo muaj sëmundjet infektive sipas listës së miratuar;
d) Të koordinojë shërbimin e vaksinimit në territorin që mbulon dhe të sigurojë cilësinë e tij në koordinim me ISHP;
e) Të plotësojë dhe të dërgojë informacionine/raportime periodike mujor/3 mujor (bazuar në kërkesa nga hierarkia) që vë në dukje mbulesën vaksinale të realizuar dhe problematikat e hasuara etj, pranë NJVKSH/Drejtorisë Rajonale dhe Qendrore për mbulesën vaksinale, zinxhirin ftohës dhe ecurinë e procesit të vaksinimit si dhe zbatimin e ligjislacionin në këtë fushë sipas territorit që mbulon NJVKSH.
f) Të koordinojë veprimet në lidhje me hetimin e shpërthimeve epidemike; të kryejë hetimin e rasteve dhe shpërthimet epidemike në terren dhe në raste të veçanta këto hetime i kryen në bashkëpunin me ISHP.
g) Të koordinojë veprimtarinë e shërbimit të inteligjencës epidemike dhe laboratorëve të saj me ISHP duke vlerësuar sipas standardeve të miratuara nevojat në aparatura, kapacitete në burimet njerëzore. Pas vlerësimit të situatës dhe planifikimit të nevojave, propozon për mbështetje logjistike, burime njerëzore ose financiare pranë drejtorisë së NJVKSH.
h) Të koordinojë veprimtarinë e shërbimit të inteligjencës epidemike dhe laboratorëve të saj me sektorin e Higjenës dhe laboratoërët përkatës;
i) Të bashkëpunojë me Organet e Pushtetit Vendor, me Shërbimin e Veterinarisë, si dhe informon rregullisht për situatën e sëmundjeve ngjitëse, zoonozat dhe për marrjen e masave parandaluese, andiepidemike dhe antiepizootike; Nje vëmëndje e veçantë i kushtohet shpërthimeve epidemike nga intoksikacionet me natyrë alimentare ose të tjera (kimike, hidrike etj);
j) Të kontrollojë zbatimin e detyrave në të gjitha sttrukturat e shërbimit shëndetësor ose privat si spitalet infektive dhe jo infektive, poliklinika, dispanseri, QSH, mjekët e institucioneve shkollore dhe parashkollore, klinika private, pika kufitare etj., për evidentimin e gjëndjes së sëmundjeve ngjitëse dhe informimin e rregullt të tyre në shërbimet e epidemiologjisë, për rastet me sëmundje ngjitëse dhe mbulesën vaksinale, si dhe për marrjen e masave për zbulimin në kohë, shtrimin në spital, ose trajtimin në shtëpi, izolimin e vaksinimin në përputhje me rregullat, legjilacionin përkatës të sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të ISHP;
k) Të kryjë testime mikrobiologjike për popullatën në bashkitë përkatëse sipas udhëzimeve të ISHP-së dhe siguron transportin e mostrave apo shtameve të caktuara pranë ISHP sipas survejancave dhe problemve përkatëse;
l) Të monitorojë përhapjen dhe shkaqet e problemeve shëndetësore konform ligjit për sëmundjet infektive, për një popullatë të caktuar.
m) Të monitorojë performancën e shërbimit epidemiologjik dhe bashkëpunon me shërbimin e mjekësisë familjare;
n) Të evidentojë nevojat për rritje të kapaciteteve të shërbimit epidemiologjik në bashkëpunim me ISHP.
o) Të mbledhë sistematikisht të dhënat si pjesë e sistemit të mbikqyrjes epidemiologjike të sëmundjes dhe i përpunon në bashkëpunim me sektorët e tjerë brënda njësisë.
p) Shërbimi merr dhe aplikon masa teknike dhe organizative për stafin e shërbimit në lidhje me garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të përpunuara në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Udhëzimeve/ Rekomandimeve të Zyrës së Komisionerit mbi rregullat themelore për përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e kujdesit shëndetësor.
q) Vlerësim i shpejtë fillestar, reagimi në krizë, vlersim, organizim, monitorim në fazta të tjera të përgjigjes dhe rehabilimit në emergjenca civile.
r) Të kryejë vlerësime përmbledhëse të gjendjes higjenike sipas sektorëvee për problemet e zonës dhe nxjerr propozimet e duhura për përmirësimin e punës.
- Sektori i Shëndetit Mjedisor ka detyrat si më poshtë:
a) Të kryejë analizat bazuar në monitorimin e përditshëm dhe në kërkesat për: (a) në rastin e sigurisë ushqimor në varësi të kuadrit rregullator, (b) Ujin e pijshëm; (c) Higjenën Komunale; (d) Higjenën Fëmijërore dhe Shkollore; (e) Higjenën e Punës.
b) Të kryejë ekspertizë higjeno – sanitare në laboratorë sipas kërkesave të subjekteve të Interesuar.
c) Të organizojë dhe drejtojë punën teknike të laboratorit të higjenës, duke përcaktuar detyrat për të gjithë personelin e laboratorit në bashkëpunim me ISHP.
d) Të kryejë çdo muaj përbledhjen e të dhënave të analizave të bëra dhe sipas rastit të nxjerrë problemet.
e) Të mbajë evidencë të saktë të aparaturave, materialeve të ndryshme, kimikateve, reagentëve harxhimet që kryhen dhe bën kërkesën për furnizim.
f) Ekspertizë në vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe kushteve për sigurimine cilësisë së ujit të pijshëm, në varësi të kapaciteteve laboratorike përkatëse.
g) Ekspertizë në vlerësimin e cilësisë së ujërave banjatore dhe pishinave dhe kushtet për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në varësi të kapaciteteve laboratorike. Vlerësim i shpejtë fillestar, reagimi në krizë, vlersim, organizim, monitorim në fazta të tjera të përgjigjes dhe reahbilimit në emergjenca civile (parashikuar detyrat në kuadër të Emergjencave civile, Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit.
h) Ekspertizë në vlerësimin e ndotësve të ajrit të brendshëm në objekte të punës, arsimit dhe lidhja e tyre me shëndetin e punonjësve të ekspozuar në varësi të kapaciteteve laboratorike përkatëse.
i) Ekspertizë në vlersimin e faktorëve të dëmshëm në shëndetin e punëmarrësve në mjedisin e punës, sipas rregulloreve përkatëse të miratuara ( faktorë kimik, fizik, mikrobiologjik, kancerogjen, mutagjen, rezatimet, ekranet, puna me ngarkesa, zhurmat, dridhjet ndriçimi etj , në varësi të kapaciteteve laboratorike përkatëse.
j) Monitorim i menaxhimit të mbetjeve spitalore.
k) Monitorim i menaxhimit të intergruar të mbetjeve.
l) Ekspertizë në vlerësimin e zhurmave në bashkëpunim me inspektoriatin shëndetësor.