Skip to Content

Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Vlerësimit të Cilësisë

SHEF I SHERBIMI :  Dr. Fatmir DUSHKAJ

Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Vlerësimit të Cilësisë është niveli i parë i sistemit shëndetësor dhe ka për qëllim ofrimin e kujdesit bazë mjekësor për popullatën. Ky shërbim menaxhohet nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NVKSH) dhe përfshin një gamë të gjerë shërbimesh parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese.

Detyrimet dhe Përgjegjësitë:

a)     Mbikqyr dhe përgjigjet për Aktivitetin e Qendrave Shëndetësore në zbatimin e paketës së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor që ofron Qëndra Shëndetësore.

b)    Ndjek dhe monitoron zbatimin nga stafet mjekësore të QSH, të protokolleve, udhërrëfyesve dhe standarteve klinike të miratuar në ofrimin e paketës së shërbimeve bazë në respektim të kontratave të lidhura nga QSH/Rrjeti i ofruesve me institucionet e autorizuar nga baza ligjore në fuqi.

c)     Bashkëpunon me Drejtuesit e Qendrave Shëndetësore për planifikimin e nevojave në zbatim të standardeve të miratuara mbi mirëfunksionimin e një Qendre Shëndetësore.

d)    Organizon punën për mbledhjen, përpunimin, analizimin dhe sigurimin e dërgimit në kohë dhe të saktë të treguesve dhe indikatorëve të matur dhe të vlerësuar, mbështetur në bazën ligjore në fuqi si dhe sipas Udhëzimeve të OSHKSH mbi mënyrën e plotësimit dhe raportimit të pasqyrave të informacionit shëndetësor bazuar në formatet e standartizuara dhe gjithë informacionit mjekësor të kërkuara nga DROSHKSH/OSHKSH.

e)     Monitoron QSH dhe raporton për standardet e pajisjeve mjekësore për çdo Qëndër. Raporton pranë NJVKSH për nevojat për pajisje mjekësore çdo tre mujor.

f)     Kontrollon dhe monitoron aktivitetin e konsultoreve të nënës dhe fëmijes.

g)    Monitoron zbatimin e indikatorëve cilësor dhe sasior të performancës së personelit mjekësor

h)    Monitoron zbatimin e treguesve shëndetësorë që përfshihen në paketën e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor parësor që ofron QSH dhe raporton sipas afateve të përcaktuara pranë NJVKSH.

i)      Shërbimi merr dhe aplikon masa teknike dhe organizative për garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të përpunuara në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Udhëzimeve/ Rekomandimeve të Zyrës së Komisionerit mbi rregullat themelore për përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e Kujdesit Shëndetësor.

j)      Kordinon, vlerëson dhe analizon programin institucional të sigurimit të cilësisë.

k)    Në bashkëpunim me drejtuesit e Qëndrave shëndetësore, evidenton nevojat për trajnime dhe kualifikime të personelit shëndetësor në përputhje me planin rajonal për edukimin mjekësor të vazhdueshëm.

l)      Bashkëpunon me QSH për plotesimin e saktë të dokumentacionit të dosjes së aplikimit për zhvillimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim.

m)   Ofron informacion të përditësuar mbi programin e edukimit në vazhdim, riçertifikimit, procedurat e akreditimit në ndihmë të profesionistëve të shëndetësisë  dhe ofruesve lokal.

n)    Raporton për zbatimin e formularëve që sigurojnë të dhëna për vlerësimin e kënaqësisë (opinionit të pacientit).

o)    Planifikon dhe ofron shërbime shëndetësore të kujdesit parësor në çerdhe, institucione të arsimit parashkollor, institucione shkollore, shtepi rezidenciale, etj, bazuar në kuadrin rregullator si dhe monitoron ofrimin e këtyre shërbimeve dhe të përgjegjësive të ofruesve të shërbimit në KSHP në respektim të plotë të Paketës bazë; Udhëzuesve/Protokolleve dhe treguesve të miratuar. 

p)    Organizon fushata të ndryshme sensibilizuese të parashikuara në kalendarin kombëtar vjetor të edukimit dhe promocionit shëndetësor duke u angazhuar edhe për probleme të ndryshme emergjente.

q)    Nxit, përkrah dhe ndërmerr nisma për studime shkencore në fushën e edukimit shëndetësor të komunitetit.

r)     Organizon, kryen dhe drejton proçese të depistimit në popullatë bazuar në programet kombëtare dhe lokale si dhe Udhëzimet/Protokollet e manualet e miratuara.

s)     Monitoron veprimtarinë e këshillimoreve të gruas shtatëzënë, mirërritjes së femijës, planifikimit familjar, zbatimin e kalendarit të vaksinimit.