Skip to Content

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse

PËRGJEGJËSI I SEKTORIT : ALFRED PERLEKA

1.     Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse janë:

a)     Evidenton nevojat për mbulimin e shërbimit me personel.

b)    Njeh në çdo kohë gjendjen dhe nevojat e shërbimit shëndetësor për personel të mesëm dhe të lartë mjekësor ose jo mjekësor;

c)     Mban dosjet e personelit shëndetësor dhe jo shëndetësor me korrektësi profesionalizëm dhe duke respektuar parimet e konfidencialitetit dhe përditëson ato.

d)    Mban dhe plotëson regjistrat themeltarë të personelit të NJVKSH;

e)     Raporton vendet vakant pranë Drejtorisë Rajonale;

f)     Bën planifikimin dhe zbatimin e buxhetit për njësinë vendore;

g)    Përgatit list prezencën për Titullarit të Njësisë Vendore;

h)    Kryen procesin e hedhjes së të dhënave (data-entry) për sistemet e informacionit;

i)      Evidenton nevojat për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, për të planifikuar nevojat në investime si drejtori e Njësise vendore në qark;

j)      Kryen sigurimin e mallrave dhe shërbimeve që i nevojiten institucionit dhe sektoreve perkates per funksionimin e tyre, duke respektuar rregullat ligjore, procedurat e brendshme dhe duke garantuar efikasitet ekonomik.

k)    Kryen organizimin e dokumentacionit administrative si dhe menaxhimi e dokumentave hyrëse dhe dalëse ne institucion.

l)      Sigurimi i transportit dhe logjistikës për nevojat e institucionit.

m)   Eshte pergjegjes per menaxhimin e aseteve dhe pajisjeve, Inventarizimin dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe ambjenteve, mbikëqyrja e kontratave të mirëmbajtjes teknike.

n)    Eshte pergjegjes per Shërbimet e pastrimit dhe sigurisë se objektit.

o)    Kryen shërbime mbështetëse për stafin ,Sigurimi i kushteve të punës për punonjësit (zyra, mjete pune, ambiente dhe cdo lloj logjistike te nevojshme).

p)    Eshte struktura pergjegjese per kontrollin e brendshem ne gjurmueshmerine e perdorimit te materialeve dhe furnizimeve te ndryshme.

Për më shumë detaje mbi funksionet dhe përgjegjësitë e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, mund t'i referoheni Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Organizimit dhe Funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila është e disponueshme në faqen zyrtare të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.