Skip to Content

SHËRBIMI STOMATOLOGJIK

SHEFE SHERBMI : DR. Orsa XHUVANI

​Shërbimi stomatologjik pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSH) është pjesë e sistemit publik të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, i rregulluar nga Ligji nr. 9928, datë 9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë” .​

Ky shërbim synon të ofrojë kujdes parandalues dhe trajtues për shëndetin oral të popullatës, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shërbimi organizohet në institucione publike shëndetësore, përfshirë qendrat shëndetësore dhe institucionet arsimore, ku ofrohen shërbime profilaktike, diagnostikuese dhe edukim shëndetësor stomatologjik

Qëllimi i shërbimit stomatologjik është të ofrojë në fëmijët 0 – 18 vjeç shërbim cilësor lidhur me depistimin, trajtime urgjence dhe pjesërisht trajtime kurative. Ky shërbim, në institucionet e shërbimit shëndetësor stomatologjik publik, ofrohet falas:

a)     personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;

b)    kategori të veçanta individësh që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta, përfitojnë shërbim shëndetësor stomatologjik falas.

Shteti merr përsipër të mbulojë pjesërisht:

Kabinetet dentare, kryejnë shërbime parandaluese, trajtime urgjence dhe pjesërisht kurative, si dhe aktivitet shkencor dhe janë të vendosura në ambientet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

1.     Në kabinetet dentare të shkollave/pranë NJVKSH kryejnë shërbime parandaluese, trajtime urgjence dhe pjesërisht kurative.

a)     Kryerja e aktiviteteve parandaluese përfshin:

o   Depistimin e përgjithshëm të nxënësve, që bëhet kryesisht nëpër klasa, dy herë në vit;

o   Vizitat në kabinet: janë vizita diagnostikuese, me qëllim vendosjen e një diagnoze të saktë dhe dhënien e rekomandimit për trajtimin e nevojshëm ose kryerjen e trajtimit në kabinet, kur kjo është e mundur;

o   Pastrimi profesional i pllakës bakteriale (i cipave dhe i gurëzave)

o   Fluorizimi profesional me xhel fluori, për parandalimin e prishjes së dhëmbëve;

o   Silanimet, që janë veshje profesionale të sipërfaqeve të dhëmballëve;

o   Edukimi shëndetësor i cili kryhet në forma të ndryshme si leksione, bashkëbisedime nëpër klasa ose me grupe në kabinet, këshilla individuale gjatë depistimeve dhe vizitave, demonstrime të teknikës korrekte të larjes së gojës, spektakle, ekspozita etj.

o   Larja e dhëmbëve: është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë për t’u mësuar nxënësve konceptet e higjenës së gojës dhe për të korrigjuar teknikat e gabuara që përdorin ata. Edhe kjo kryhet spas mundësive që ofrojnë drejtoritë e shkollave.

b)    Aktiviteti mjekues/trajtues

Ofrimi i trajtimeve të urgjencës: lehtësim i dhimbjes me eugenol ose analgjezikë oralë, heqje të

dhëmbëve të qumështit (në periudhën e ndërrimit të dhëmbëve), mjekime të patolgjive të indeve të

buta.

c)     Aktivteti shkencor dhe/ose aftësimi i vazhdueshëm profesional.

2.     Kabinetet dentare të punkteve ofrojnë:

  • shërbime  urgjence (ndërhyrje kirurgjikale ambulatore);
  • shërbime kurative (mbushje të gradave të ndryshme)
  • Shërbime parandaluese (më pak) (silante)

Mjekët stomatologë të shkollave, pas depistimit dhe vizitave në kabinetet e shkollave, i rekomandojnë rastet që nuk mund t’i trajtojnë në kabinetet e tyre në kabinetet e punkteve.