Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Pozicioni: Operator/e.
Arsimi : Te ketë mbaruar arsimin e mesëm
Përvoja: Preferohet me përvojë në pozicione të ngjashme.
Njohuri dhe aftësi: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office për hedhjen e sakte të të dhënave që vijnë ne sektor dhe përpunimi i tyre sipas formulareve përkatës.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup e aftë të përmbushë me korrektësi dhe në kohë detyrat e ngarkuara.
Aplikantet që duan të konkurojnë për këtë vend pune duhet të paraqesin dokumentat si me poshte :
1. Kerkese me shkrim.
2. Curriculum vitae . ( CV )
3. Diplomë e shkollës së mesme ( fotokopje e noterizuar ).
4. Dokumentin e identitetit .
5. Deshmi kompjuteri.
6. Raport mjeksor.
7. Vertetim nga Gjykata e Prokororia e rrethit Lezhë.
8. Dëshmi penalitetit
9. Librezë punë ose fotokopje e plote.
10. Vlerësim pune nga punëdhësi i mëparshëm (nese ka).
Aplikimet pranohen nga data 18.12.2025 deri më 26.12.2025, përfshirë të dyja këto data.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyres se burimeve njerëzore, që luan rolin e sekretariatit teknik, pranë insitucionit që ka kërkuar publikim e vendit vakant, sipas një formati i cili parashkruan të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti që merr në dorëzim kërkesën dhe aplikanti.
Proçesi i rekrutimit përmban tre faza vlerësimi nga Komisioni i Vlerësimit:
1.Vlerësimi i dosjes (deri në 30 pikë)
2.Vlerësimi me shkrim (deri në 40 pikë)
3.Vlerësimi i intervistës së strukturuar (deri në 30 pikë)
Kandidati/ët do të konsiderohen të kualifikuar në rast se kalojnë kufirin minimal të pikëve:
a) për pozicionin specialist: 50 e më shumë pikë;
Në përfundim të tre fazave, shumatorja e pikëve (100 pikë) përcakton listën e fituesve sipas renditjes.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Vlerësimit shqyrton paraprakisht dosjet e kandidatëve duke kaluar për fazat e mëtejshme kanditatët të cilat përmbushin kriteret e përcaktuara.
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë synojnë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive të lidhura me pozicionin për të cilin aplikon kandidati.
Fushat e njohurive dhe aftësive mbi të cilat do të zhvillohet vlerësimi:
Ligjin Nr. 10107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Ligjin Nr. 10138, datë 11.05.2009 “Për shëndetin publik”, i ndyshuar;
Ligjin Nr. 7961, datë 12.05.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
Kandidatët do të njoftohen në formën e dakortësuar me e-mail personal dhe/ose me sms në numrin e telefonit të vendosur në CV.
Çdo kandidat ka të drejtën për ankimim të procedurës jo më vonë se 48 orë nga marrja e njoftimit me e-mail, në adresën elektronike zyrtare nëpërmejt së cilës janë bërë me dije për vlerësimin apo moskualifikimin dhe/ose me shkresë drejtuar Komisionit të Vlerësimit
SEKTORI I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
ZYRA E BURIMEVE NJERËZOR