Skip to Content

Tryezë Teknike për Ndërhyrje Emergjente në Mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara

NjVKSH Lezhë mbetet e angazhuar për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.
May 7, 2025 by
Tryezë Teknike për Ndërhyrje Emergjente në Mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë u zhvillua sot një tryezë teknike ndërinstitucionale, me fokus ndërhyrjet emergjente dhe mbështetjen e koordinuar për personat me aftësi të kufizuara.

Takimi u organizua në bashkëpunim me institucionet kryesore që ofrojnë shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel vendor dhe rajonal. Qëllimi i kësaj tryeze ishte adresimi i menjëhershëm i një rasti emergjent, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për të garantuar një reagim të shpejtë, efektiv dhe të qëndrueshëm në situata të ngjashme.

Në këtë tryezë morën pjesë:

  • Drejtoresha e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë
  • Kryeinspektori i Policisë Bashkiake
  • Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social
  • Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Lezhë
  • Specialistë të fushës së aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve sociale

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e reagimit të koordinuar dhe ndarjes së qartë të përgjegjësive për të garantuar ndihmë në kohë për çdo rast në nevojë.

Në përfundim, palët ranë dakord për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjen e një mekanizmi të qëndrueshëm reagimi për situata emergjente që përfshijnë persona me aftësi të kufizuara.

NjVKSH Lezhë mbetet e angazhuar për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.

 

Tags
Arkiva