Në kuadër të strategjisë për planifikimin familjar dhe promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Lezhë organizoi një fokus grup me përfaqësues nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit. Qëllimi i takimit ishte hartimi i një plani të përbashkët ndërgjegjësimi dhe parandalimi për metodat e planifikimit familjar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST).
Plani synon të përfshijë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në qytetin e Lezhës, duke ofruar informacione të qarta, të sakta dhe të përshtatura për moshën e tyre mbi temat e shëndetit seksual dhe riprodhues.
NJVKSH Lezhë beson se edukimi i hershëm dhe i vazhdueshëm mbi këto çështje është një nga investimet më të rëndësishme për të garantuar një të ardhme më të shëndetshme për të rinjtë dhe komunitetin në tërësi.Në kuadër të strategjisë për planifikimin familjar dhe promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Lezhë organizoi një fokus grup me përfaqësues nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit. Qëllimi i takimit ishte hartimi i një plani të përbashkët ndërgjegjësimi dhe parandalimi për metodat e planifikimit familjar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST).
Plani synon të përfshijë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në qytetin e Lezhës, duke ofruar informacione të qarta, të sakta dhe të përshtatura për moshën e tyre mbi temat e shëndetit seksual dhe riprodhues.
NJVKSH Lezhë beson se edukimi i hershëm dhe i vazhdueshëm mbi këto çështje është një nga investimet më të rëndësishme për të garantuar një të ardhme më të shëndetshme për të rinjtë dhe komunitetin në tërësi.