Skip to Content

Shërbimi dentar pranë NJVKSH Lezhë vijon pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës

July 11, 2025 by
Shërbimi dentar pranë NJVKSH Lezhë vijon pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Kabinetet dentare pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë edhe gjatë muajve Korrik dhe Gusht, duke funksionuar me kapacitete të plota dhe me të gjithë stafin e angazhuar për ofrimin e shërbimeve për fëmijët e moshës shkollore.

Dr. Orsa Xhuvani, Shefe e Shërbimit të Stomatologjisë Publike, thekson se:

“Puna do të vijojë normalisht gjatë gjithë verës, me staf të plotë dhe përkushtim të vazhdueshëm për të garantuar shërbim cilësor për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për kontroll dentar.”

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë realizuar mbi 50 rezervime online, duke treguar qartë angazhimin për të afruar shërbimin më pranë prindërve dhe për të lehtësuar aksesin në kujdesin dentar publik.

Përmes platformës së rezervimeve online, prindërit po tregojnë gjithnjë e më shumë besim dhe interes për këtë formë moderne të komunikimit dhe marrjes së shërbimit, duke e kthyer atë në një model të suksesshëm të përkujdesjes ndaj shëndetit oral të fëmijëve.

 

Tags
Arkiva