Skip to Content

Fushata për Matjen Falas të Tensionit Arterial Vijon në Lezhë

May 29, 2025 by
Fushata për Matjen Falas të Tensionit Arterial Vijon në Lezhë
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë po vijon me fushatën ndërgjegjësuese për matjen e tensionit arterial, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të hipertensionit.


Në kuadër të kësaj fushate, edukatoret e shëndetit janë angazhuar në terren për të ofruar matje falas të tensionit arterial në pika të ndryshme të qytetit, duke u afruar kështu më pranë komunitetit.


Qytetarët jo vetëm që mund të matin tensionin e gjakut pa pagesë, por gjithashtu përfitojnë këshillim shëndetësor nga specialistë të kujdesit parësor, me qëllim përmirësimin e stilit të jetesës dhe reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.


Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit dhe përkujdesjes ndaj shëndetit të zemrës.


“Bashkohuni për një komunitet më të shëndetshëm!” – është thirrja që shoqëron këtë nismë.

Tags
Arkiva