Ekipi i NJVKSH Lezhë zhvillon takime periodike në qendrat shëndetësore dhe ambulancat
Lezhë – Nën drejtimin e Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë, z. Elson Frroku, ekipi i NJVKSH ka zhvilluar një seri takimesh periodike në terren, duke vizituar të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat që janë në varësi të saj.
Qëllimi i këtyre takimeve është monitorimi nga afër i aktivitetit të përditshëm, vlerësimi i kushteve të punës dhe identifikimi i nevojave që mund të kenë këto struktura. Gjatë vizitave, z. Frroku ka theksuar rëndësinë e një komunikimi të vazhdueshëm me stafet mjekësore dhe angazhimin për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Këto takime janë pjesë e një plani të rregullt të punës për të garantuar mbështetje efektive dhe efikase për kujdesin shëndetësor në nivel lokal.