Skip to Content

NJVKSH Lezhë në fokus Fuqizimi i vajzave dhe grave

September 29, 2025 by
NJVKSH Lezhë në fokus Fuqizimi i vajzave dhe grave
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

NJVKSH Lezhë mirëpriti një takim të rëndësishëm me përfaqësues të Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe Drejtoreshën e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë.

Gjatë takimit u diskutuan hapat e parë të projektit HEAL – Shëndet, Fuqizim, Avokim për një Jetë pa Dhunë, duke vendosur themelet për një bashkëpunim të ngushtë me qëllim mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në komunitet.

Ky projekt paraqet një mundësi të vlefshme jo vetëm për të mbështetur gratë dhe vajzat që përballen me dhunë, por edhe për të forcuar kapacitetet e profesionistëve të fushës, për të përmirësuar shërbimet sociale dhe për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore.

NjVKSh Lezhë theksoi angazhimin e saj për të mbetur gjithmonë pranë komunitetit dhe për të qenë një partnere aktive në këtë proces transformues.

Projekti HEAL zbatohet nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” si pjesë e nismës më të gjerë “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit”, e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe e implementuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në partneritet me Together for Life dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri.

Tags
Arkiva