Skip to Content

Tryezë Diskutimi mbi Vaksinimin

September 13, 2025 by
Tryezë Diskutimi mbi Vaksinimin
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Më datë 17 Shtator 2025 u zhvillua Tryeza e Diskutimit “Vaksinimi”, një aktivitet i dedikuar reflektimit dhe shkëmbimit të ideve mbi rëndësinë e vaksinimit dhe rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional në shëndetin publik.

Në këtë tryezë morën pjesë profesionistë të shëndetësisë dhe drejtues të NjVKSh Lezhë, të cilët ndanë përvojat dhe vizionin e tyre për të ardhmen e shërbimit shëndetësor parësor.

Diskutimet u fokusuan në:

  • realizimet e deritanishme të planeve të vaksinimit,
  • sfidat dhe problematikat e hasura,
  • vizionin për të ardhmen,
  • zgjidhjet e mundshme për ofrimin e një shërbimi shëndetësor parësor cilësor dhe të denjë për çdo qytetar.

Ky aktivitet nënvizoi edhe një herë se vaksinimi mbetet një ndër masat më të sigurta dhe efektive për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për të arritur mbulim sa më të gjerë dhe për të garantuar shëndet më të mirë për komunitetin.

Tags
Arkiva