Skip to Content

Trajnim për “Forcimin e Kapaciteteve Lokale në Imunizim” nga Instituti Shëndetit Publik

June 17, 2025 by
Trajnim për “Forcimin e Kapaciteteve Lokale në Imunizim” nga Instituti Shëndetit Publik
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Trajnim për Forcimin e Kapaciteteve Lokale në Programet e Vaksinimit Lezhe . Sot u zhvillua me sukses trajnimi me temë “Forcimi i Kapaciteteve Lokale në Imunizim”, organizuar nga ISHP dhe NJVKSH Lezhë. Në trajnim morën pjesë profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues të NJVKSH Lezhë, mjekë dhe vaksinatorë të përfshirë në programet e vaksinimit.


Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të stafit lokal për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e vaksinimit në nivel komunitar.

Çfarë përfshiu trajnimi?

• Ligjërime mbi kuadrin ligjor kombëtar për vaksinimin e fëmijëve 0–18 vjeç

• Menaxhimi i refuzimeve të vaksinimit dhe mënyrat efektive të komunikimit me komunitetin

• Përdorimi praktik i sistemit të raportimit SIV (Sistemi i Informacionit të Vaksinimit)

• Praktikat më të mira ndërkombëtare për shtyrjen e vaksinave dhe ndikimin e saj.



Ky trajnim kontribuoi në ngritjen e njohurive praktike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për përgjegjësitë institucionale dhe individuale në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të vaksinimit.


Një hap i rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më efikas, të mbështetur dhe të qëndrueshëm.

 

Tags
Arkiva