NJVKSH Lezhë realizoi me sukses konferencën mbi sfidat e stomatologjisë publike, me fokus të veçantë te shëndeti oral i fëmijëve. Gjatë punimeve të konferencës, u theksua rëndësia e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të problemeve dentare, si një domosdoshmëri për mirëqenien afatgjatë të fëmijëve.
Falënderojmë z. Pjerin Ndreu, znj. Jeta Deda dhe znj. Belisa Kaleci për mbështetjen e dhënë, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj konference të rëndësishme për shëndetin publik.