Në ambientet e NjVKSh Lezhë u zhvillua një takim pune me drejtuesit e institucioneve vendore: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ZVAP Lezhë, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Lezhë, IEPV Lezhë dhe Spitali Rajonal Lezhë.
Ky takim u organizua në kuadër të Fushatës Kombëtare të Vaksinimit, me synim theksimin e rëndësisë së vaksinimit si një nga masat më të sigurta dhe efektive për parandalimin e sëmundjeve. Njëkohësisht, u vu në dukje nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim rritjen e mbulueshmërisë vaksinale dhe garantimin e një mbrojtjeje më të mirë për komunitetin.
Vaksinimi mbetet një investim i çmuar për shëndetin e çdo individi dhe një garanci për të ardhmen e shëndetshme të brezave që vijnë.
