Skip to Content

NJVKSH Lezhë promovon dhe aplikon vaksinën kundër gripit sezonal në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

September 29, 2025 by
NJVKSH Lezhë promovon dhe aplikon vaksinën kundër gripit sezonal në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
NJËSIA VENDORE E KUJDESIT SHËNDETËSOR LEZHË

Stafi i Njësisë së Vaksinimit dhe Kujdesit Shëndetësor në Lezhë (NJVKSH) vizitoi sot Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për të prezantuar, promovuar dhe aplikuar  vaksinën kundër gripit sezonal. Ky aktivitet është pjesë e planit të promocionit dhe informimit në kuadër të fushatës kombëtare të vaksinimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit, që janë në vijën e parë të shërbimit  dhe në kontakt të përditshëm me qytetarët, konsiderohen një target grup prioritar për vaksinim. Vaksinimi i efektivëve synon të mbrojë jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe shëndetin publik, duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së gripit sezonal.

Stafi mjekësor do të jetë i pranishëm edhe gjate dy diteve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për të vazhduar me aplikimin e vaksinës në të gjitha strukturat.

Vaksinimi i hershëm është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit individual dhe komunitar, duke siguruar një forcë policore më të shëndetshme dhe më të gatshme për t’u përballur me sfidat e përditshme.

Tags
Arkiva