Ngjyrat flasin më shumë se fjalët, dhe këtë e dëshmuam në eventin “Flasim Përmes Ngjyrave”, ku fëmijët me Sindromën Down sollën artin e tyre plot jetë dhe emocion. Nëpërmjet pikturave të krijuara në Qendrën Jonathan, ata na treguan botën e tyre të bukur, të pastër dhe plot ngjyra.
Ky event nuk ishte thjesht një ekspozitë, por një moment reflektimi dhe bashkimi, ku secili prej nesh mundi të shihte përtej kornizave dhe të ndjente fuqinë e talentit dhe të shpirtit të lirë.
Ngjyrat folën… dhe na treguan se arti nuk ka kufij, ashtu si dashuria dhe pranimi!